5 miliardë paund, shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës në Britani

Shqiptarët kanë marrë kontrollin e tregtisë së drogës në Mbretninë e Bashkueme që shkon në rreth 5 miliardë paund”.

Kështu shkruen Mirror që citon ekspertë të sigurisë.

“Bandat e dhunshme nga populli ballkanik kanë marrë ngadalë tregtinë e drogës në Britani, mbasi lëvizën vazhdimisht në vend mbas ranies së komunizmit në Shqipni në vitin 1990. Tash banditë të tutshëm kontrollojnë pothuejse të gjithë tregun në Britani të Madhe, me kokainën ma të lirë që nga viti 1990 dhe ma e pastra ka qenë për nji dekadë. Mafia shqiptare, kapi kontrollin e tregut britanik të drogës tue hy me “tregtarët me shumicë” dhe tue negociue direkt me kartelet kolumbiane. Kjo i lejoi ata të ulnin çmimin tue rritë pastërtinë”, shkruen Mirror.

Shperndaje në: