UEFA ia merr organizimin Spanjës, shkak bahet Kosova

Ndeshjet elite të grupit të pestë për Kampionatin europian U-17 “Irlanda 2019” janë parapa me u zhvillue në Spanjë, mirëpo tash kanë me u luejt në Zvicër.

Një vendim të tillë e ka marrë UEFA, në saje të kambëngulësisë së presidentit Agim Ademi që Kombëtarja kosovare të paraqitet me të gjitha simbolet në këto ndeshje, gja që nuk asht pranue nga autoritetet spanjolle.

Edhe pse gjatë Kongresit të UEFA-s, presidenti Agim Ademi ka kërkuar nga homologu i tij spanjoll, Luis Rubiales, që të shfrytëzojë ndikimin e tij tek institucionet spanjolle që të mos pengojnë hyrjen e ekspeditës kosovare në asnjë formë, kjo nuk ka pasur sukses.

Kësisoj, presidenti Ademi bani presion te UEFA me e zgjidhë këtë çashtje dhe si rrjedhojë institucioni i futbollit europian vendosi me ia marrë organizimin Federatës spanjolle. Tue pasë parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranue pamvarësinë e Kosovës, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA ka vendosë që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit të pestë me qenë Zvicra.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 20 deri me 26 Mars të këtij viti.

Shperndaje në: