Qysh ndikon birra në përmirësimin e marrëdhanieve seksuale?

Seksi dhe alkoholi janë përmendë shpesh si të lidhun ngushtë me njani-tjetrin. Aq shpesh sa alkoholi mendohet se nxit dëshirat seksuale. Hulumtimi, i cili u prezentue në konferencën e Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmikologjisë në Vjenë, tregon se birra ka efekt mbi zgjimin seksual te burrat.

Birra përmban nji përbamës që asht vërtetue se ban që mashkujt të zgjasin ma shumë gjatë marrëdhanies. Bahet fjalë për fitoestrogjenin, që mbush me energji trupin dhe vonon orgazmën.

Nji studim italian thotë se mashkujt që konsumojnë birrë çdo ditë kanë ma shumë rezistencë sesa ata që nuk e preferojnë atë. Nji gotë në ditë ul me 31% rrezikun e smundjeve të zemrës ose infarkteve. Kjo don me thanë se do të keni nji zemër të shnetshme.

Ata që pijnë birrë të zezë nuk kanë pse shqetësohen për stomakun gjatë seksit sepse kjo birrë përmban vitaminë B që ndihmon sistemin tretës. Kjo don me thanë se nuk do të ndiheni të ngathët me partneren.

Në fund, qershia mbi tortë: asht krijue nji birrë vetëm për rritjen e performancës në krevet dhe quhet “50 Shades of Green”.

Shperndaje në: