Shikimet dhe shtrëngimi i duerve, ekspertët: Qe çka tregoi gjuha e trupit në takimin Trump-Kim Jong un (foto)

Donald Trump dhe Kim Jong-un po zhvillojnë nji takim të dytë në Vietnam, i cili ka nisë këtë të Mërkure, mbas samitit të parë në muejin Qershor në Singapor.

Por, si e panë studiuesit këtë samit? Judi James, eksperte e gjuhës së trupit, deklaroi se Donald Trump u shfaq disi i ftoftë kur takoi Kim Jong-un, përpara se të dy liderët të shfaqnin “ndjenjat e miqësisë”.

James tha se Trump kishte tregue nji “shqetësim dhe ngrohtësi gati prindnore” derisa vështronte dhe kishte kontakt viziv me Kim Jong-un.

Ai madje ia rrehu shpatullat Kim, me tregue miqësinë mes tyne, por dhe superioritetin e tij. Derisa Kim u përpoq me ruejt nji distancë si fillim dhe ma shfaqë vetëbesim, me qëndrimin e tij.

“Pati disa buzëqeshje mes dy burrave, por jo të teprueme. Kur të dy liderët u ulën, shtrëngimi i duerve të tyne ishte shumë ma dramatik, u shpreh ajo.

Në përgjithësi, gjatë takimit duket se kishte nji “tërheqje” mes dy liderëve, pamvarësisht seriozitetit të shfaqun në mimikat e tyne në disa momente.

Por, kishte sheja që tregonin se ata ishin të lumtun që kishin rivendosë sinjalet e miqësisë, që ata e kishin ndërtue në takimin e parë.

Shperndaje në: