Pse nuk duhet me ndejt gjatë në dush? Studimi ka me ju befasue

Studiuesit kanë arritë në përfundimin se njerëzit që lahen shpejt janë ma të lumtun dhe ma pak të vetmuem.

Simbas studimeve, këta njerëz nuk e përdorin dushin si nji vend ku kritikojnë veten, bajnë plane apo imagjinojnë nji të ardhme ma të mirë.

Psikologu John Bargh mendon se sa ma e gjatë me qenë koha që qëndroni në dush, aq ma të palumtun dhe të vetmuem jeni. Ai e lidh këtë fenomen mes ngrohtësinë fizike dhe shpirtnore.

“Sa ma të vetmuem me u ndje njerëzit, aq ma tepër dushe të gjata zhvillojnë dhe aq ma i nxehtë asht uji që përdorin me u la”, ka thanë ai.

Simbas psikologut Bargh, ftoftësinë dhe pakënaqësinë që njerëzit kanë në jetën reale, përpiqen me kompensue me ngrohtësinë e ujit.

Shperndaje në: