Avokati i Trump: Ai asht mashtrues dhe i rremë!

Derisa po vazhdon vizita e Presidentit Donald Trump ne Vietnam, ku po zhvilloht samiti mes Trump dhe liderit te Korese se Veriut Kim Jong-Un, ish-avokati  dhe fikseri i tij, Michael Cohen, ka deshmue para komisionit te Kongresit amerikan ne Washington.

Cohen e akuzoi presidentin e SHBA si “racist, manipulator dhe mashtrues”, ndërsa tha se Trump e dinte se këshilltari i tij i fushatës, Roger Stone kishte kontakt me kreun e WikiLeaks, Julian Assange, dhe se Assange ka emaila komprometues per kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Në fillim të fjalës së tij, Cohen tha se asht pendue për ndihmën që i ka dhanë Presidentit Trump dhe ndihet i turpnuem për veprimet e tij.

Mes tjerave Cohen ka pranue se ka marr pare nga Trump per me pague porno-yllin Stormy Daniels, me te cilen Trump ka pase afere, qe ajo mos me fole.

Shperndaje në: