Mbas darkës, Trump dhe Kim vazhdojnë takimin final t’Ejten

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri koreanoverior Kim Jong-un kane m’i vazhdue bisedimet ne diten e dyte dhe te fundit te takimit te tyne ne Vietnam. 

Dy lideret pritet me diskutue per strategjine e largimit te armeve nukleare nga gadishulli korean. 

Shume pak perparim asht ba ne kete cashtje si dhe tjerat qysh nga takimi i fundit mes tyne ne Singapor ne vitin e kaluem.

Takimet e se Merkures ishin te kufizueme dhe me pyetje te shkurta nga gazetaret per me vazhdue mandej me darke shoqnore. 

‘Takim dhe darke e mrekullueshme me Kim Jong-un’, shkroi Trump ne Twitter mbas darkes ne hotelin historik Metropole ne kryeqytetin vjetnamez Hanoi. 

Gjithashtu ne darke moren pjese sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo dhe perfaqesuesi i nalte i liderit koreanoverior, Kim Yong-chol. 

Shperndaje në: