Kosovari ban realitet andrrën amerikane (foto)

I lindun në Gjakovë, Pilot në Flotën Ajrore Amerikane tue realizue andrrën në Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Ky asht i riu, Edmond Smajli, i cili asht vetëm nji hap larg m’u ba pilot ushtarak. Smajli tashma me sukses ka krye shkollimin dhe bani betimin në Air Forcen Amerikane. Familja e pilotit Edmond Smajli, janë nga Klina, kurse aktualisht jetojnë në Dallas të SHBA’ve

Shtatorin e kaluem ai bani betimin në nji nga universitetet ma prestigjoze në SHBA, Universitetin Aeronautik i Embry-Riddle, në Daytona Beach– Florida, për të cilën u tha se asht nji shej dallimi dhe nji ngjarje që përcakton jetën.

Ai asht nga Klina – Kosovë, dhe jeton në Dallas –Texas, asht djali i veprimtarit të njoftun të komunitetit shqiptar në Texas, Ismet Smajlit – Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botnor të Bizniseve Shqiptare në Diasporë, student me rezultatet ma të nalta që prej mbasi studiojë në Universiteti Aeronautik i Embry-Riddle në Daytona Beach Florida, ka me qenë pjesë e Flotës Ajrore Amerikane U.S. Air Force si nji pilot.

Burimi: Beqir Sina/ INA

Shperndaje në: