Europianët duen me pa pezullimin e taksës, në mënyrë që të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

enver hoxhaj

Zavendëskryeministri Enver Hoxhaj mbas takimit me delegacionin europian ka thanë se ndërkombëtarët kurrë nuk kanë qenë ma të vendosun për nji marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi fol për dialogun Kosovë-Serbi, rrallëherë i kam parë europianët më të vendosur që në vitin 2019 të përmbyllet procesi i shtetndërtimit të Kosovës me njohje të ndërsjellë. Një situatë e tillë nuk ka qenë më herët, por në vitin 2019 ka një vendosmëri të mirëfilltë edhe evropiane edhe amerikane që dialogu të përmbyllet dhe natyrisht që marrëveshja që do të nënshkruhet nuk do të jetë më pak se njohja e reciproke në mes dy vendeve, që e mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Hoxhaj tha se taksa mbetet shqetësimi kryesor për arritjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Natyrisht që shqetësimin e tretë e kanë çështjen e taksës për mallrat serbe. Ata duan ta shohin Kosovën që të vazhdojë dialogun dhe të shohin pezullimin e taksës si mundësi për vazhdimin e tij”.

Këta deputetë që ishin sot dhe deputetë europianë janë partnerët më të mirëfilltë që ka Kosova. Ata po bëjnë përpjekje të ndërtojnë ura edhe me vendet e tjera që nuk e njohin Kosovën”.

Shperndaje në: