Nik Gjeloshaj: Malësia ka me triumfue n’Tuz (Video)

Shqiptaret në Mal të Zi, kane fitue nji moment historik me votue për herë të parë në Tuz, për kreun e komunës.

Thirrjet që shqiptarët me votue të gjithë për kandidatin e koalicionit “Malësia na bashkon”, nuk kanë mungue.

Kandidati shqiptar Nik Gjeloshaj per Top Channel tha:

“Procesi i votimit po shkon normalisht, te shqiptarët e Tuzit dallohet lehtësisht gëzimi, pasi 3 partitë shqiptare kanë bashkuar forcat për këtë garë të rëndësishme. Deri tani raportohet se kanë votuar më tepër se 36 % e votuesve”.

“Faleminderit shumë për prezencën dhe interesimin tuaj. Procesi ka filluar në mëngjes, ku janë evidentuar edhe disa probleme teknike, ndërsa çdo dy orë bëhet ristartimi i kompjuterit që bën identifikimin e votuesve. Qëllimi ynë është që kjo të jetë një ditë feste për Malësinë, ndaj bëjmë apel që të kemi pjesëmarrje masive në këtë vendim historik. Të gjitha pengesat nuk mund të ndalin procesin, që është triumfi i Malësisë”.

 

Shperndaje në: