Deri në ora 19:00 kanë votue 63 përqind e qytetarëve të Tuzit

Anëtarët e koalicionit të partive shqiptare kanë ba të ditun se deri në oren 19:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzue 62,42 përqind e qytetarëve të Tuzit.

Ka ende qytetarë që s’kanë votue.

Ne zgjedhjet që po mbahen sot në Tuz, tri partitë politike kryesore shqiptare kanë themelue Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, me moton ” Malësia na bashkon”, ku për herë të parë mbas 62 vjetësh ky vend pritet me pase udhëheqje komunale të pamvarun nga Podgorica.

Tuzi ka marrë statusin e plotë si komunë e pamvarun, me 1 Sshtator të vitit të shkuem.

Shperndaje në: