Malesia e fiton Tuzin (video)

Koalicioni i partive shqiptare, qe konsiston ne Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, kane dale fitues ne zgjeshjet lokale per komunen e Tuzit, ne Mal te Zi.

Simbas gazetës podgoricase “Vijesti”, koalicioni shqiptar qe e quejten veten  “Malësia na bashkon”, ka fitue diku 50 përqind (3682 vota) të votave të numërume deri tash.

Partia tjeter malazeze DPS, jozyrtarisht fitoi 2490 vota, përkatësisht 31 përqind, partia boshnjake 960, ose 12 përqind të votave.

Socialdemokratët fituen 359 vota, 4.59% të votave, demokratët 236 dhe 3%, ndërsa SNP fitoi respektivisht 86 vota dhe 1%.

Ne mbikqyrjen e zgjedhjeve ka marr pjese edhe anetari i Këshillit Bashkiak të New York’ut, Mark Gjonaj, qe e vlersoi si dite historike.

“Kurrë ma i gëzuem dhe kurrë zemrën ma të plotë s’e kam pas se sot. Asht nji energji, asht nji entuziazëm që me të vërtetë populli shqiptar janë bashkue në Malësi, për të mirën e kombit tonë dhe jo vetëm për nji komunë. Sot nuk asht në pyetje vetëm nji komunë, por kombi jonë dhe detyrimi e borxhi qe kemi”, ka thane Gjonaj.

Shperndaje në: