Mustafa i thotë Haradinajt për taksën: Asnji fabrikë nuk e ke mbyllë në Serbi, po i mshef dështimet me taksë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka deklarue se taksa e vendosun nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë asht nji taksë e cila ia ka mbulue dështimet e Qeverisë Haradinaj dhe po damton seriozisht marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuene të Amerikës (SHBA).

Mustafa ka thanë se taksa nuk po i ban asnji dam Serbisë, simbas tij shteti serb po ban nji propagandë për efekte ekonomike.

Ai tha se në Serbi asnji fabrikë nuk asht mbyllë, asnji punëtor nuk asht largu nga puna si pasojë e vendosjes së taksës nga ana e Qeverisë Haradinaj.

Sot si Kosovë mund të deklarojmë se na edhe përkundër vërejtjeve që po i bënë Serbia, se në Serbi asnjë kompani nuk është mbyllë për arsye të efektive ekonomike të taksës, asnjë punëtor nuk është largu nga puna se atyre ju është ndal puna për shkak të taksës, kështu që efektet ekonomike për Serbinë janë të qarta, kështu që efketet ekonimike për Serbinë janë të dyshimta, kështu që ata po bëjnë propagandë për efektet ekonomike, kemi evazion”, tha Mustafa.

Shperndaje në: