Isa Mustafa i del në mbrojtje Amasadores Çitaku: Ky asht mesazhi i tij për Haradinajn

Kryetari i Lidhje Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dalë në mbrojtje Vlora Çitakut mbas deklaratave befasuese te kryeministrit Haradinaj kundër saj, tue thanë se ‘duhet të kihet kujdes me deklarime të tilla’.

Mustafa ka thanë se nuk e di se çka e ka shty kryeministrin me ba nji deklaratë të tillë dhe se duhet ba kujdes me deklarata të tilla sidomos në relacion me SHBA’të.

“Nuk e di për çka ka qenë i shtytur kryeministri ta thotë këtë, por duhet të jemi të kujdesshëm me përfaqësuesit e jashtëm të Kosovës.Nëse ne kemi probleme të brendshme se a po na përfaqëson dikush si Republikë apo na përfaqëson partiakisht dhe nuk është në Kosovë, nuk është mirë të jepen deklarata të tilla sidomos në realcion me SHBA’të sepse këtu e kemi edhe ambasadorin e Kosovës dhe duhet të jemi të kujdesshëm”,
tha Mustafa.

Shperndaje në: