Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Tuz, kaq mandate fituen shqiptarët

Fitorja në Komunën e Tuzit nga koalicioni shqiptar “Forumi Shqiptar” asht konsiderue historike nga të gjithë njohësit dhe faktoret kryesorë politikë në botën shqiptare.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tuz shpalli sot rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën dje në Komunën e Tuzit, simbas të cilave Forumi Shqiptar asht fitues me 16 vende në parlamentin lokal.

Simbas këtyne rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka 10 mandate, Partia Boshnjake (BS) 4, Social Demokratët (SD) 1 mandat dhe Demokratët 1 mandat.

Rezultatet paraprake duhej të shpalleshin mbramë, por Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Shtjefën Ujkaj, refuzoi m’i nënshkrue ato dhe nënshkrimin e rezultateve e bani veç sot.

Shperndaje në: