“Ushtria nuk paguhet me marshu n’shesh. Ku shkuen 500 mijë eurot që Qeveria ndau për 17 Frorin?”

fsk

Ish-shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, ka kritikue Qeverinë për shpenzimin e 500 mijë eurove për 11 vjetorin e Pamvarësisë, tue thanë se Qeveria e tij nuk ka shpenzue ma shumë se 60 mijë euro për këtë datë.

Ai ka thanë se asht e pakuptimtë se si janë shpenzue 500 mijë euro e as nuk dihet se ku kanë shkue ato pare.

Thotë se FSK nuk kërkon pare me parakalue për datë kaq të randësishme për Kosovën.

Kurrë s’mundem me marrë me mend kah kanë shku 500 mijë euro, sepse ne nuk e paguajmë ushtrinë me ju thënë dilni edhe marshoni, sepse ata marshojnë me rroga që ju jepen në baza mujore

Mirëpo tash duhet të kërkohet përgjegjësi dhe të shikohet kah janë shpenzu ato mjete.

Për llogarinë time, shpenzimi i atyre mjeteve është e paqartë. Duhet të kërkohet llogari sepse bëhet fjalë për shpenzimin e parasë së qytetarëve”, ka thanë Mustafa.

Shperndaje në: