Katër policë të Maqedonisë së Veriut arrestojnë dhe rrehin kosovarin në pikën kufitare (video)

Katër policë maqedonë kanë arrestue dhe malltretue fizikisht nji të ri kosovar, në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut.

Nji lexues i Insajderit, ka sjellë pamjet e arrestimit, derisa shihen policët maqedonë tue e arrestue kosovarin.

Burime të Insajderit, bajnë me dije se gjatë arrestimit të tij dhe futjes në kerrin e Policisë së Maqedonisë, asht ushtrue edhe dhunë fizike ndaj kosovarit.

Ende nuk dihet për motivet e arrestimit.

Shperndaje në: