Ekspertja britanike e forenzikës: Serbët i detyruen fëmitë me vrapue kah prindët dhe në sytë e tyne i egzekutuen – Rrëfim trishtues (foto)

Ekspertja angleze forenzikes ishte e shokueme nga krimet në Kosovë. Ajo i ka qujt akte të papërshkrueshme, vrasje e të pafajshmeve.

Daily Mirror në nji artikull për eksperten angleze të forenzikes, Dame Sue Black ka përmendë krimet e luftës në Kosovë.

Kjo mbasi 57-vjeçarja ka publikue nji libër të quejtun “All that Remains” që përkthehet ‘Gjithçka që mbetet’, ka tregue për krimet serbe që ajo i pa në Kosovë mbas luftës.

Në këtë artikull thuhet se ajo ka udhëheqë antropologët për punën e Ekipit Britanik të Forenzikës gjatë hetimeve për krimet e luftës në Kosovë, të gjitha këto të cilat i ka përmbledhë në librin e saj.

Ajo ka rrëfye për krimin barbar në Krushën e Madhe, djegien e burrave e vrasjen e fëmive.

“Në Qershor të vitit 1999 shkova në Kosovë me ndihmue në identifikimin e një numri të madh të trupave dhe me i vërtetue deklaratat e dëshmitarëve në mbështetje të krimeve të luftës kundër Slobodan Milosevic dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka thanë Sue Black, shkruen Daily Mirror.

“Arrita në vendin e parë të akuzës dhe veshja kostumin tim të zakonshëm të bardhë, dorzat dhe çizmet e zeza. Me 25 Mars policia serbe kishin zbarkue në katundin Krusha e Madhe. Burra të armatosun ndanë burrat dhe djemtë nga familjet e tyne dhe i futën në shtëpi të braktisun. Nji njeri i armatosun me kallashnikov vrau të gjithë dhe mandej e kalli godinën. 40 burra dhe djem thuhet se humbjen jetën atë natë. Unë qëndrova në derë dhe shihja nji skenë makthi. Kishte të paktën 30 trupa të grumbulluem në nji dhomë, të gjitha të djegun randë dhe të dekompozuem”, ka rrëfye ajo.

Derisa ka tregue se si dhoma mbas tre muejve nga kjo ngjarje ishte mbushë me krimba mbi trupin e viktimave.

“Kishte vetëm nji mënyrë me pastrue hapsinën dhe kjo ishte me duer tue u ulë në gjuj dhe tue pa çdo mbetje.

Qëllimi ishte mbledhja e pjesëve të trupit. I pastruem dy dhomat dhe vumë sa ma shumë sheja identifikimi që mundëm secilit prej viktimave. Në nji vend tjetër, gratë dhe fëmitë ishin nda nga burrat. Fëmitë ishin vendosë në nji anë të livadhit dhe u ishte thanë atyne me vrapue te nanat e tybe. Dhe nanat e gjyshnit e tyne janë detyrue me i pa, derisa ata shtinin në drejtim të fëmive”, ka thanë ajo.

Ekspertja e forenzikes ishte e shokueme nga krimet që kishte pa. Ajo i ka quejt akte të papërshkrueshme, vrasje e të pafajshmeve.

“Nji vrasje e ftoftë e të pafajshmëve. Ishte nji vend i neveritshëm ku ishin krye akte të papërshkrueshme. Nji çikë dy-vjeçare ishte vendosë në nji kese plastike e shtrime para meje, ende e veshun me pizhame e me çizme të kuqe. Detyra ime ishte me deshë dhe me i lejue policët me i marrë teshat për dëshmi dhe mandej me nisë studimin anatomik. Papritmas ndjeva nji batanije qetësie që po mbretnonte. Kur kemi të bajmë me vdekje të tmerrshme të pafajshmëve, dikush duhet me derdhë lot. Me pasë zemër të ndjeshme nuk asht gjithmonë shej e dobësisë. Shpesh asht shenjë e humanitetit”, ka thanë ajo.

Shperndaje në: