E thotë dikush prej Serbie: Vucic po negocion njohjen e pamvarësisë së Kosovës

Lideri i Dverit, Bosko Obradovic, kërkoi sot përsëri nji seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.

Ai ju tha gazetarëve në Beograd se Kuvendi i Serbisë asnjiherë nuk miratoi naj platformë në bazë të së cilës presidenti Aleksandar Vucic mundet me krye negociata.

Obradovic tha se Vucic nuk ka të drejtë me i ndryshue kufijtë e Serbisë “me negociue msheftaazi dhe me ndryshue” tonën për tonën “dhe se ai nuk ka të drejtë me njoftë pamvarësinë e Kosovës.

Ai gjithashtu pohon se Vucic po negocion për njohjen e pamvarësisë së Kosovës dhe për atë që Kosovës t’i bashkohen pjesë tjera të Serbisë, “krejt komuna e Preshevës, tetë katunde në komunën e Medvegjës dhe Bujanovcit”.

Shperndaje në: