Serbët në Leposaviq për pak me rreh kundërshtarin e Vucic’it, kqyreni qysh e fyejnë (video)

Lideri opozitar i Aleancës për Serbinë, Dragan Gjilas, me mbështetësit e tij, asht pritë shumë keq sot në Leposaviq.

Ai, në nji vizitë të paparalajmërueme, asht fishllue dhe fye nga serbët e pranishëm, e që thuhet se janë organizue nga Lista Serbe pikërisht për nji gja të tillë.

Serbët e grumbulluem e kanë kritikue atë për mënyrën se si ka ardhë në Leposaviq.

Në videot e publikueme shihet se si fyhet Gjilas, i cili në Serbi shihet si politikan i moderuem dhe asht kundërshtari kryesor i Vucic’it.

Shperndaje në: