Publikohet video e re e Adem Jasharit (video)

Nji video e papublikueme deri tash e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale.

Adem Jashari shihet i veshun me uniformë ushtarake tue mbajtë në krah nji armë automatike derisa lëvizte në tokën e Prekazit.

Video asht publikue pikërisht në 21 vjetorin e ranies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së gjanë të tij.

Shperndaje në: