Gjykata në Qipro merr vendim për izraelitin që dyshohet se trafikoi organe në Kosovë

Gjykata e Larnac’as në Qipro e ka lirue të Martën izraelitin Moshe Harel, i cili u arrestue në Larnaca simbas nji fletarresti ndërkombëtar mbasi ai dyshohej për trafikim të organeve në Rusi dhe Kosovë.

Moshe Harel, i cili ishte arrestue në aeroportin e Larnaca’s me 28 Dhetor të vitit 2017, qëndroi në paraburgim prej ma shumë se dy vjetesh.

Ai akuzohej për kërkimin e njerëzve që kanë nevojë për transplantim të veshkave dhe joshjen e donatorëve nga Turqia dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik me krye transplantim në Kosovë.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritë me 10 Qershor 2011, nga prokurori i EULEX’it, Jonathan Ratel. Ajo e ngarkonte izraelitin Moshe Harel me akuza për trafikim të njerëzve dhe krim të organizuem.

Shperndaje në: