Komandanti amerikan jep alarmin: Ballkani asht objektiv i Rusisë

“Situata në Ballkan ka qenë dhe ende asht shumë delikate mbasi vendet e Ballkanit janë objektivi kryesor i ndikimit të Rusisë”, ka thanë komandanti i forcave të SHBA në Europë, Curtis M.Scaparrotti.

Scaparrotti asht shprehë gjatë nji dëshmie para komitetit për Forca të Armatosuna të Senatit amerikan.

Scaparrotti, i cili gjithashtu asht komandant Suprem i Aleancës i NATO’s në Europë, e ka quejt Ballkanin nji rajon me randësi strategjike. Ai ka folë para senatorëve edhe për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Janë aktualisht në pritje negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e nji zgjidhje afatgjate që është e zbatueshme për dyja vendet.

Rusia e ushqen paqëndrueshmëninë rajonale në përpjekje me i parandalue vendet e Ballkanit në përparimin e tyne drejt integrimit euroatlantik” ka thanë gjeneral Scaparrotti.

“Forca e NATO’s në Kosovë (KFOR), e cila përfshin mbi 3,500 trupa nga vendet anëtare të NATO’s dhe vendet tjera, luen nji rol të randësishëm në ruejtjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon” ka thanë Scaparrotti.

Shperndaje në: