Shaqiri tregon se ku mendon me përfundue karrierën si futbollist

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, asht tue e shijue karrierën e tij në Premier League.

Në nji intervistë për të përditshmen gjermane, “Sport1”, ai zbuloi se dëshiron me u kthye te ekipi i tij i fminisë, Basel, kur të jetë në fund të karrierës.

Mirëpo, Shaqiri nuk e ka përjashtue as mundësinë me shkue me luejt në Amerikë apo Kinë.

“Jam tue e lanë këtë gja plotësisht të hapun për momentin. Por, natyrisht, do të ishte shumë mirë me u kthye te Baseli. Kjo do të ishte diçka me të vërtetë shumë e veçantë për mue”, ka thanë Shaqiri.

Shperndaje në: