OKB: Nji viktimë çdo 5 sekonda në botë nga ndotja e ajrit

Çdo 5 sekonda nji person humb jetën për shkak të ekspozimit nga ndotja e ambientit.

Çdo orë, raportohet se vdekjet janë ma shumë se 700.

Të dhanat e raportit vijnë nga eksperti i OKB’s për të drejtat e njeriut dhe ambientit, David Boyd, i cili ka nënvizue se situata asht e randë, mbasi “njerëzimi asht tue shkaktue shfarosjen e gjashtë masive në botë”.

Boyd, tue iu referue Geneva’s mbi pasojat kryesore të ndryshimeve klimatike dhe ranien e biodiversitetit, për të nënvizue rrezikun që na rrethon, kujtoi se “ai në të cilin jetojmë, simbas njohunive aktuale, asht i vetmi planet ku jeta asht e mundun”.

Përkundër kësaj, njerëzimi po shkakton dame të pariparueshme, ma shqetësuese sesa ato të shkaktueme nga revolucioni industrial.

Shperndaje në: