Moderatori tregon publikisht diagnostifikimin me kancer, rrëfimi i tij prekës (video)

Moderatori Alex Trebek ka nda nji lajm të hidhun me fansat e emisionit të tij.

Drejtuesi i “Jeopardy”, i cili ka qenë ftyra e këtij programi që nga 1984, zbuloi që asht diagnostifikue me kancer të fazës 4 në pankreas ma herët këtë javë.

“Normalisht prognoza nuk asht shumë shpresëdhanëse”- e filloi rrëfimin e tij Trebek-“ Por, unë kam me luftue këtë, dhe kam me vazhdue me punue. E me dashninë dhe mbështetjen e familjes apo miqve të mi, dhe me ndihmën e lutjeve tueja, dua me i mujt statistikat e ulëta që kjo smundje ka për mbijetesë.”

Edhe pse lajmi që po jepte ishte shumë i randë, Alex qëndroi shumë pozitiv dhe i qeshun gjatë gjithë rrëfimit, ashtu siç ka ba në të gjithë karrierën e tij në television, madje dhe bani nji batutë kur tha se duhet me mposht kancerin mbasi kishte kontratë me drejtue “Jeopardy” 3 sezone të tjera.

“Më ndihmoni që ta kem gjithnji shpresë dhe kemi me fitue këtë betejë. Së bashku kemi me realizue! Faleminderit.”

Shperndaje në: