Haziri flet nga Emergjenca, tregon edhe emnin e të vdekunit nga aksidenti në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folë nga Emergjenca e këtij qyteti tue dhanë detaje nga tragjedia që ndodhi në Gjilan.

Simvas Hazirit, deri tash ka vdekë nji qytetar dhe janë të lënduem 14 të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të randë shëndetësore.

Deri tash e kemi një të vdekur, kemi humbur një ndërmarrës dhe një qytetar jashtëzakonisht të ndershëm, zotëri Qerim Çoqaj. 14 janë me lëndime, dy prej të cilëve janë më serioze sipas raporteve mjekësore. Dy janë përcjell në qendrat emergjente në Prishtinë. Një kamion i Prishtinës ka humbur frenat dhe ka shkaktuar këtë aksident tragjik”, ka thanë Haziri./Rrokum.TV

Shperndaje në: