Asnji situatë emergjente, por Qeveria shpenzoi mbi 1 milion euro nga rezervat shtetnore

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës kishte nda nga kategoria e shpenzimeve të rezervave 500 mijë euro për organizimin e 11 vjetorit të pamvarësisë, rast ky që nuk hyn në kategorinë e paparashikueshme.

Vetëm gjatë muejve të parë të këtij viti, Qeveria ka marrë vendime me nda mjete nga kjo rezervë në shumën prej 1,097,774 euro.

Ministria e Financave ka ba të ditun për lajmi.net se në Buxhetin e vitit 2019, te nën programi “Shpenzimet e Paparashikueme” në kuadër të kategorisë së shpenzimeve ‘Rezervat’, janë të ndame 4.8 milion euro.

Zadhanësi i kësaj ministrie, Muharrem Shahini, ka thanë se këto mjete janë të buxhetueme me ia adresue rastet e kërkesave të paparashikueshme, si fatkeqësitë natyrore.

“Këto mjete janë të buxhetuara për të adresuar rastet e kërkesave të paparashikueshme të organizatave buxhetore si fatkeqësitë natyrore ose ndonjë shpenzim tjetër i cili është urgjent dhe nuk ka qenë i parashikueshëm”, ka thanë Shahini.

Për këto veprime Qeveria po kritikohet nga partitë opozitare.

44 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe dy të Alternativës kanë thirrë seancë të jashtëzakonshme me diskutue rreth vendimeve të Qeverisë për ndamjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikueme.

Kjo seancë nuk asht mbajtë dje në mungesë kuorumi dhe asht shty për nji ditë të papërcaktueme.

Shperndaje në: