Vjen edhe njiherë kërkesa e SHBA për taksën

Diplomacia amerikane a ka përsëritë Kosovës edhe njiherë se taksa që vendi po aplikon ndaj fqiut të saj verior po damton arritjen e nji marrëveshje të gjithanshme.

Në nisje të vizitës së tij dyditore në Ballkan, nënsekretari amerikan i shtetit për çashtjet politike, David Hale, mbas nji takimi me presidentin serb, Aleksandar Vucic, ftoi palët m’i qëndrue larg provokimeve.

Qëndrimet e zyrtarit amerikan u përçuen paradite nga Ambasada amerikane në Serbi.

“SHBA kërkojnë me u pezullue tarifat e Kosovës, me u ndalë provokimet nga të dyja palët dhe me u vazhdue dialogu”.

Shperndaje në: