Pse gratë shtatzana të kohëve moderne janë ma të stresueme?

Depresioni në shtatzani po bahet nji fenomen në rritje. Shtatzania asht nji periudhë shumë delikate, të cilën shumë gra e përjetojnë në mënyra të ndryshme.

Por, gjithsesi asht nji moment që duhet shijue. Depresioni në shtatzani asht nji fenomen që egziston dhe simbas studiuesve asht në rritje në krahasim me të kaluemen.

Në ditët e sotme gratë shtatzana e kalojnë ma shumë me ankth dhe janë ma shumë në merak se në të kaluemen.

Nji studim i Universitetit të Bristolit në Angli ka vërtetue se gratë sot kanë ma shumë mundësi me vuejt nga ankthi dhe depresioni gjatë shtatzanisë sesa nanat ose gjyshet e tyne.

Në shekullin e 21 depresioni në shtatzani asht nji fenomen i përhapun, në të cilin ndikojnë faktorë të ndryshëm.

Studiuesit filluen kërkimet 20 vjet ma parë. Midis 1990 dhe 1992, u morën në konsideratë 2390 gra. Nga këto 17%, ose 408 gra ishin në depresion. Gjithashtu, studimi tjetër u ba midis viteve 2012 dhe 2016. Në këtë proces janë marrë në konsideratë 180 gra.

25% e tyne ishin në depresion gjatë shtatzanisë. Pra, sot nji në katër gra asht në depresion gjatë kësaj periudhe të ambël.

Për të kuptue nëse nji grue ishte në depresion, studiuesit kanë përdorë 10 pyetje. Gratë që kanë ma shumë se 13 pikë kanë depresion. Paniku, tuta, ankthi dhe stresi janë simptomat që gratë kanë dhe mendojnë se po vuejnë nga depresioni.

Faktorët që ndikojnë:

Vështirësi financiare

Vështirësi në punë

Jetë ma intensive

Faktorë janë edhe rrjetet sociale, të cilat ndikojnë në depresionin e nji grueje shtatzanë për shkak se mbyllët ma shumë në vete dhe nuk krijon marrëdhanie me njerëzit në jetën e saj reale.

Por, edhe fluksi i shumtë i informacioneve që ato marrin dhe lexojnë ndikojnë në shtimin e ankthit.

Nji faktor tjetër asht se ky çrregullim mundet me qenë edhe i trashëguem. Gratë që kanë pasë nanat me depresion gjatë kësaj periudhë kanë tre herë ma shumë mundësi me përjetue nji gjendje të tillë.

Shperndaje në: