Remi ndalohet në kufinin Kosovë- Maqedoni e Veriut

Ish-komandanti i UÇK’s, Rrustem Mustafa Remi asht ndalue në kufinin Kosovë- Maqedoni e Veriut nga pala maqedone, shkruen Gazeta Metro.

Burime të Gazetës Metro mësojnë se ai ishte tue udhëtue me familjen e tij drejt Shkupit.

Familjes së Ish-komandanti i UÇK’s, Remit, u janë kthye pashaportat, ndërsa vetë Remi asht ndalue.

Mustafa asht i dyshuem dhe i ftuem nga Gjyskata Speciale. Liria e lëvizjes së tij mundet me qenë e ndalueme për shkak të hetimeve të kesaj gjykate për krime të luftës.

Shperndaje në: