Dalin në shitje fanellat e Icardit te Juventus

Transferimi Mauro Icardit te Juventus asht diçka që shumë lehtë mundet me ndodhë.

Sulmuesi ka nji muej që ka prishë raportet me Interin, tue mos stërvitë me ekipin e parë e po ashtu i asht marrë edhe shiriti i kapitenit, i cili i asht dhurue portierit, Samir Handanovic.

Lajmet për largimin e tij kanë qenë të shumta këtë muej, dhe argjentinasi, për fatin e keq të Interit asht i lidhun me nji transferim te Juventusi.

Mediat në Itali nuk përjashtojnë mundësinë e nji marrëveshje mes Interit dhe Juventusit, që do të dërgonte Icardin në Torino, dhe Dybalan në Milano.

Këtë lëvizje kanë fillue me besue shumë në Itali, që tashma i kanë nxjerrë në shitje fanellat e Icardit me numër 9 te Juventus.

Shperndaje në: