Veseli: Me ligj e me statut, Trepça përgjithmonë ka me qenë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritë sot në takim menaxhmentin e Gjigantit metalurgjik Trepça, mbas regjistrimit të kompanisë si shoqni akcionare, që u ba e mundun mbas miratimit të ligjit dhe statutit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me Ligj e me Statut të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, tashmë Trepça është regjistruar si shoqëri aksionare. Minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm. Trepça ka qenë dhe do të mbetet e Kosovës përgjithmonë. Shndërrimi në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj. Urime minatorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës!”, ka thanë Veseli. /Rrokum.TV

Shperndaje në: