Qysh me lehtësue në pak minuta dhimbjen e migrenës?

Simbas Migraine Research Foundation mbi 1 miliardë njerëz në tanë botën vuejnë nga migrena e ky numër doket se rritet ndjeshëm vit mbas viti.

1 në 4 familje e ka nji pjesëtar që vuen nga kjo smundje, e edhe pse nuk asht e rrezikshme për jetën, simptomat neurologjike të kësaj smundje ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës. Krizat e migrenës munden me u shoqnue me probleme vizuale, të vjelluna dhe marramendje. Simptoma të tjera përfshijnë ndjeshmëni ekstreme ndaj dritës prekjes dhe erës.

Njerëzit që vuejnë nga migrena shpesh ndihen të pafuqishëm dhe bien pre e depresionit, ankthit dhe çrregullimeve të tjera.

Edhe pse medikamente të ndryshme munden me e trajtue këtë smundje, ato shoqnohen me jo pak efekte anësore.

Në nji studim të publikuem në Journal of Herbal Medicine, hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se krypa e himalajes së bashku me langun e limonit ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të kryes.

Ajo që duheni me ba asht të shtrydhni langun e nji limoni në nji gotë me ujë e ta përzieni me 2 lugë krypë pembe (Himalaje).

Dhimbja e kryes ka me pushue mbrenda pak minutave dhe kjo pije nuk ka asnji efekt anësor.

Shperndaje në: