Kosovarët hapin sezonin turistik në Vlorë

Sezoni turistik se ka nise ma herët në Vlorë. Qinda qytetarë nga Kosova kanë hape jo zyrtarisht stinën turistike.

Janë rreth 160 pushuesit nga Kosova të cilët moti i ngrohtë i fundjavës i solli në Vlorë. E në nji stinë ku nuk bëhet plazh, kjo asht koha ideale per vizitat ne pikat turistike të zonës; Kaninën, Zvërnecin dhe Karaburunin. Por për herë të parë këtë vit edhe ishullin e Sazanit, raporton Top Channel.

Operatorët turistike i shohin udhëtimet e organizueme dhe të hershme, si sheje për nji sezon të mbarë dhe me fluks të madh turistësh gjate muejve t’ardhshem.

Shperndaje në: