Basha: Largimi i Ramës asht emergjencë nacionale!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhë te Diellen kryesinë e partisë qe me diskutue mbi organizimin e protestë së 16 marsit.

Burime nga selia e kaltert bajnë të ditun se Basha ka deklarue se largimi i Edi Ramës asht çashtje të emergjencës kombëtare.

“Në vend nuk ka normalitet. Për Ramën asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe qeveri të kapur me krimin nuk pranojmë”, mësohet se ka thanë Basha, raporton OraNews.

Në lidhje me organizimin e protestës së 16 marsit, Basha ka kërkue që të kontaktohen sa ma shumë njerëz.

“Të mbajmë lart frymën antiqeveri, të bëjmë për vete elitën e çdo fushe. Gjithçka në funksion të aksionit politik dhe protestave. Largimi i Ramës është çështje e emergjences kombetare”, ka thanë Basha.

Shperndaje në: