Seselj ka guxim me kërcënue integritetin territorial të Kosovës

Lideri serb i SRS, Vojislav Seselj ka vlerësue se shqiptarët nuk kane guxim të sulmojnë katër komunat serbe në veri të Kosovës, derisa të ketë atje individë lokal që kanë  reputacion të madh.

Siç tha ai, ka individë të cilët janë në gjendje me udheheqe popullin serb dhe disa prej tyne e kanë tregue veten në vitin 1999, kur ata ndaluen ‘separatistët’ të lëvizin përtej Ibrit, shkruen portali serb ‘informer’. 

Radikali serb shtoi se për zavendëskryetarin e Listës serbe Milan Radoicic nuk ka ndigjue ma heret, por se e di se kur ai sulmue nga ‘tradhtarja’ Rada Trajkovic, ishte e qarte se ky njeri me ndikim dhe autoritet, ne te cilin llograit me marre rolin udheheqes ne momentet vendimtare. 

Duke komentuar në media të caktueme që Ambasada Amerikane informoi Departamentin e Shtetit se pozicioni i Serbisë asht i fortë dhe ky vend do të reagojë në rast të ndonji sulmi mbi veriun e Kosovës, Seselj thotë se Serbia në këtë rast duhet të reagojë dhe konsideron vendosmëria, në këtë pikë asht e pranishme dhe në shtetin dhe udhëheqjen e ushtrisë, por dhe populli serb asht i vendosun t’i përgjigjet çdo sulmi të mundshëm ndaj serbëve në Kosovë.

Dhe jo vetëm për katër komunat veriore. Nëse fillon konflikti, ushtria jonë asht e aftë me dalë menjëherë jo vetëm në Ibër, por me marrë krejt territorin e Kosovës, thote Seselj.

Shperndaje në: