Sa e rrezikshme asht e-cigarja?

Cigarja elektronike rrit pr 55% rrezikun e prekjes nga infarkti. Nji studim i gjanë thekson gjithashtu se cigaret e ashtuquejtuna ‘eko’ rrisin edhe 30% rrezikun e prekjes nga iktusi, depresioni, ankthi.

Në këtë studim janë përfshi 96 mijë persona dhe qëllimi ishte me u ndriçue përdorimi i cigareve elektronike, që vitet e fundit përdoren shume si ikje prej duhani.

Rezultatet alarmojne se përdorimi i e-cigareve e rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me njerëzit që nuk pinë duhan.

Studimi asht prezentue n’Universitetin e Kansas, gjatë samitit shkencor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.

Shperndaje në: