Çka u diskutue në takimin mes Haradinajt dhe investitorëve amerikanë?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritë sot në takim delegacionin e investitorëve amerikanë, të kryesuem nga Michael Mintz, themelues dhe shef egzekutiv i kompanisë “Squared Property Group LLC”, me të cilët ka bisedue mbi situatën aktuale ekonomike në vend, duke thënë se Kosova ka krijuar klimë tejet të favorshme për investimet e hueja.

Siç bahet e ditun në noftimin për media, në këtë takim, kryeministri Haradinaj theksoi se, “me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, zvogëlimin e tarifave tatimore, reformat thelbësore në sundim të ligjit dhe ato fiskale, si dhe me ligjin për investime strategjike, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj.”

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Investime Strategjike, që krijon lehtësira dhe kushte të mira për investitorët e huaj. Janë themeluar tri zona të veçanta ekonomike të gatshme për të pritur investitorët e huaj”, citohet të ketë thanë Haradinaj, tue përmendë edhe projektet e mëdhaja energjetike, ato të energjisë alternative.

Ndër tjerash, gjatë bashkëbisedimit me këtë delegacion, kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova tashma asht kthye në nji adresë të besueshme për investime amerikane.

Shperndaje në: