Bjen ekonomia e Turqisë

Erdogan

Turqia ka hy në recesion në fund të vitit të kaluem, bajnë të ditun të dhanat zyrtare.

Simbas Institutit të Statistikave të Turqisë, ekonomia asht tkurrë për 2.4% në çerekun e katërt të vitit 2018, krahasue me çerekun paraprak.

Tkurrje për 1.6% ka pasë edhe në tremujorin e tretë.

Rania në dy çerekë nji mbas nji e definon recesionin.

Nji luftë tregtare me Shtetet e Bashkueme ka ba që monedha turke me ra dhe importet me u shtrejtue.

Vitin e kaluem, lira ka ra për 30% kundrejt dollarit amerikan./REL

Shperndaje në: