Limaj nga Brukseli: Nuk ishte takim i msheft, ishte i zakonshëm

Fatmir Limaj

Bashkëkryesuesit e Ekipit negociator, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, kanë vazhdue takimin e rregullt sot në Bruksel me përfaqësues të Bashkimit Europian.

Në nji prononcim për Indeksonline, Limaj ka thanë se përfaqësuesit e BE i kanë njoftue për platformën e cila asht miratue në Kuvend javën e kalueme, si dhe kompetencat e delegacionit shtetnor.

“Është zhvilluar një takim me përfaqësues të zyrës së Mogherinit me ftesë të tyre. Ata janë njoftuar për platformën që është miratuar në Kuvend javën e kaluar si dhe kompetencat e delegacionit shtetëror”, ka thanë Limaj.

Limaj ka mohue zanat se ky takim ka qenë i msheft, derisa ka kujtue faktin se ka qenë thjeshtë takim i zakonshëm.

“Nuk bëhet fjalë për gjeta të tilla, nuk ka qenë asgjë se sa në bazën e takimeve të rregullta. Ne do të vazhdojmë me takim të tilla”, ka thanë tutje Limaj.

Shperndaje në: