6 smundjet që shkaktohen nga stresi

Stresi

Stresi mundet me e shkatërrue shnetën. Dhimbjet e kresë bahen ma të shpeshta, keni vështirësi me flejt mirë dhe mundet me ndikue edhe te sistemi i tretjes.

Dr. Roger Henderson ka zbulue disa nga problemet që shkaktohen si pasojë e stresit.

1. Sindroma e zorrës së irritueme
Kjo sindromë i prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se asht gjendja që hasin ma shpesh te njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe frymje të barkut.
94% e mjekëve britanikë thonë se kjo sindromë shkaktohet si pasojë e stresit.

2. Njersitje e tepërt
Njersitja nga ambienti i nxetë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjandrat ekrine të njersës, ndërsa njersitja nga stresi shkaktohet nga gjandrat apokrine.
Simbas mjekut familjar, Roger Henderson, ka gati 4 milionë gjandra të njersës në të gjithë trupin, ku pjesa ma e madhe e të cilave munden me u gjetë te pllamët e duerve, themrat e kambëve, ftyrë dhe sjetulla.

3. Kërsitje e dhambëve
Studimet kanë gjetë nji lidhje mes stresit dhe kërsitjes së dhambëve. E njoftun si “bruxism”, kërsitja e dhambëve mundet me mbetë e padiagnostikueme tue qenë se simptoma kryesore e saj asht dhimbja e kryes. Simptoma të tjera janë: probleme me gjumin, dhimbje të veshit, qafës, shpatullave etj.

4. Ranie të flokëve
Stresi për nji kohë të gjatë mundet me shkaktue ranie të flokëve. Simbas ekspertave, hormonet e stresit bajnë që gjandrat e kimeve me ra në letargji, dhe si rezultat shkaktohet rania e flokëve kur i lani ose krehni.

5. Pagjumësi
Stresi dhe netët e gjata pa gjumë shoqnojnë njana-tjetrën.
Mënyra e vetme që me flejt asht me u qetësue dhe me e largue stresin.

6. Lodhje
Lodhja shkaktohet si pasojë e pagjumësisë dhe stresit. Pjesa ma e madhe e popullsisë ka probleme me gjumin për shkak të shqetësimeve lidhun me punën dhe të ardhunat ekonomike.

Shperndaje në: