Dogana e Kosovës konfiskon mallna kontrabandë nga Serbia

Dogana e Kosovës njoftoi të Martën se gjatë javës së kalueme ka konfiskue mallna të kontrabandueme në vlerë prej 25 mijë eurosh.

Zadhanësi i Doganës, Adriatik Stavileci, konfirmoi për Radion Europa e Lirë, se pjesa ma e madhe e mallnave të konfiskueme janë nga Serbia.

“Mallrat (kontrabandë) – pjesa më e madhe është nga Serbia, por ka mallra edhe nga vendet tjera. Ka edhe kundërvajtje, të cilat janë realizuar në pika të tjera kufitare. Sidoqoftë, nuk mund të themi se është një sasi shumë e madhe, por prapëseprapë, Dogana është vigjilente për t’i ndaluar të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave në Republikën e Kosovës”.

Dogana ka zbulue 18 raste të mallnave të dyshimta si kontrabandë, të cilat kanë qenë kryesisht pije alkoholike dhe jo-alkoholike, mallna ushqimore dhe teknikë e ndryshme.

Shperndaje në: