Grimerja e njoftun, Sellma, i ban komplimente çikës së kriminelit Arkan, shkakton shumë reagime (foto)

Për grimeren e njoftun nga Prishtina, Sellma Kasumovic, çika e kriminelit Arkan asht ‘lepotica’ (bukuroshe).

Ndoshta Anastasija Raznatovic, edhe asht e bukur, por nji kompliment i tillë ndaj çikës së njanit nga kriminelët që ka qenë i përfshimë drejtpërdrejt në masakrat në Kosovë, duket krejtësisht i hidhun, shkruen Periskopi.

Kjo shihet edhe nga komentet e shumta që ka marrë si boomerang e mirënjoftuna Sellma, të cilës lexuesit ia tërheqin pak vëmendjen se kend e quen bukuroshe.

Kujtojmë se Arkani ishte njani nga ma famkeqët serb, njisitet e të cilit, ishin drejtpërdrejt të involvueme në masakrat e Kosovës.

 

Shperndaje në: