16 vjeçarja suedeze nominohet për çmimin Nobel për Paqe

Greta Thunberg, themeluese e lëvizjes “Youth Strike for Climate”, asht nominue për çmimin Nobel për Paqe, vetëm nji ditë para akcionit ma të madh global për ndryshimet klimatike.

Thunberg, 16 vjeçare, e nisi e vetme nji protestë në muejin Gusht në Suedi, por që prej atëherë ajo ka inspirue nxanës e studentë në të gjithë botën.

Greva e të Rijve për Klimën fton nxanësit që çdo të Premte me bojkotue mësimin dhe me protestue për ndryshimet klimatike.

Shperndaje në: