E pabesueshme: Dhia betohet si kryetare e komunës!

Banorët e nji qyteti në shtetin e Vermont, SHBA, zgjodhën nji kryetar të ri të veçantë, nji dhi të quejtun Lincoln. Dhia u betue në detyrën e re të Martën.

Menaxheri i qytetit Fair Haven, Joe Gunther, vendosi me zhvillue zgjedhje për nji kryetare të kafshëve në përpjekje me mbledhë pare me zavendësue nji shesh lojnash në shkollë.

Banorët do propozonin kafshën e tyne për karrigen e kryetarit të komunës dhe në këmbim do dhuronin 5 dollarë për sheshin e lojnave. Kryetarja asht nji dhi trevjeçare me emnin Lincoln. Dhia mundi nji qen me emnin Sammie me vetëm dy vota.

Gunther tha Lincoln ka me pasë mandat 1 vjeçar.

Zgjedhja e pazakontë, simbas Gunther, rezultoi të ishte nji mundësi edukimi për fëmitë e qytetit./ora

Shperndaje në: