Edhe Pal Lekaj rahaton rejën e tij në Postë (foto)

Vala e punësimeve familjare, si duket nuk ka të ndalun. Përderisa së fundi u rahatuen në Telekom dy familjarë të deputetëve të AAK’s tash nënkryetari i kësaj partie ka vendosë që në Postën e Kosovës, me ia ba nji vend grues së djalit.

Gazeta Metro ka mësue se gjatë periudhës 2018 – 2019, në Postën e Kosovës asht punësue reja e nënkryetarit të AAK’s, Pal Lekajt, Dorentina Gashi-Lekaj.

Siç mëson Metro, ajo punën e filloi mbas rreth dy muejsh trajnimesh që pati në Telekom.

Shkrimi në Metro:

Gazeta Metro ka tentuar të marrë një përgjigje nga Posta e Kosovës, se kur ka filluar punën e lartpërmendura, por të njëjtit s’janë përgjigjë.

Ndërkohë, për një kohë shumë të shkurtër edhe në Telekom, u punësuan shumë familjarë të anëtarëvë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Gazeta Metro.

Ishtë, 28-vjeçari Genc Nitaj, djali i deputeti Muharrem Nitaj, i cili mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.

Nga 1 gushti i 2018’së, Naser Bujupi, bashkëshorti i Donika Kadaj – Bujupit, u punësua agjent i shitjes poashtu në Telekom.

Shperndaje në: