Deklaratat skandaloze nga Serbia: Policinë dhe Ushtrinë i kemi gati për veri

Ministri i Punëve të Mbrendshme të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, njajtë sikurse Ivica Dacic, thotë se policia dhe ushtria e Serbisë janë në gjendje gadishmënie në rast se Kosova ka me tentue me ndërhy në veri.

Megjithatë simbas tij, gjendja e sigurisë në Kosovë asht relativisht e qëndrueshme, shkruen Novosti.

Këto deklarime ai i ka ba derisa ka prezentue nji raport të ministrisë së tij për punën që ka ba në fushën e sigurisë, tue përmendë incidentet të ndryshme të ndërlidhuna me pakicat.

Shperndaje në: