Dacic tregon zgjidhjet e ofrueme për marrëveshjen me Kosovën: Nëse Kosova fton SHBA’të në dialog, na i duem këto dy shtete

Ka shumë oferta për zgjidhje në tavolinë dhe njana prej tyne që e di unë asht demarkacioni dhe tri të tjera, thotë ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, tue komentue dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruen B92.

Ai ka thanë se njana nga zgjidhjet e ofrueme asht ‘që na ta njohim Kosovën, gja të cilën nuk kemi me ba dhe tjetra që Kosova me qenë provincë e Serbisë, të cilën ata (Kosova v.j) nuk e pranon’.

“Prishtina, para se gjithash, asht tue kqyrë mundësinë me ndryshue formatin e dialogut tue tentue me futë në dialog edhe Amerikën, por në anën tjetër, ata janë kundër që në dialog me u inkuadrue Rusia. Por, SHBA nuk ka naj dëshirë të vecantë me qenë pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në dialog. Nëse dikush dëshiron që SHBA me qenë pjesë e dialogut, atëherë edhe na do të kërkojmë që Rusia dhe Kina me qenë të përfshime në dialog”, ka thanë ai.

Shperndaje në: