Kjo ishte arsyeja pse u bllokuen mbramë Facebook dhe Instagram

Ditën e djeshme, pothuej në gjithë botën aplikacionet si Facebook dhe Instagram u bllokuen, tue lanë njerëzit të irrituem. Të shumtë ishin ata që pyesnin se çka dreqin po ndodh, por sot duket se asht zbulue arsyeja.

Simbas nji artikulli të New York Times, bllokimi ose rania lidhet me nji çashtje që prokurori federal amerikan, Michael LaForgia, ka ngritë kundër rrjetit Social Facebook.

Simbas New York Times, asht ngritë nji hetim kriminal mbasi ka të dhana se Facebook ka shitë detaje personale të përdoruesve ndaj kompanive gjigante si Apple, Google, Amazon dhe Microsoft, madje edhe ndaj kompanive që shesin armë apo ilaçe. Këto kompani përdorin të dhanat e mandej kontaktojnë me përdoruesit pa asnji të drejtë tua jau mbushë mendjen apo ju be presion me i ble produktet.

Për këtë arsye specialistë mbrenda rrjetit ndërhynë ndoshta me i fshi në kohë rekord materialet komprometuese. Ende nuk ka të dhana të sakta, por kujtojmë që nji bllokim i tillë, që edhe WhatsApp u prek për pak orë, pra me tre aplikacione të bllokueme nuk ka ndodhë ma parë.

Shperndaje në: